Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar disa përparime në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, por ende u mungojnë mekanizmat efikase për ta luftuar këtë problem dhe nuk i përmbushin kriteret ndërkombëtare për çrrënjosjen e kësaj veprimtarie kriminale, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore për vitin 2026. Për Shqipërinë, raporti vë në dukje se policia dhe prokuroria nuk kanë përvojë dhe kapacitete të mjaftueshme dhe të specializuara për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa për Kosovën, raporti thotë se gjykatat shqiptojnë dënime nën minimumin e parashikuar me ligj.