SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 3 ukrainasve që operonin në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Nazar Khamuilo, Mark Petrenko dhe Karol Oskiera akuzohen për “trafikim të personave të rritur”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”. Për Karol Oskierën ende nuk është ekzekutuar ‘arresti me burg’, dy të tjerët ndodhen nën këtë masë sigurie. Ndërkohë, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar pushimin e akuzës për tre personat e tjerë të përfshirë Oleh Kulsha, Marianna Syzareva dhe Oleksander Tavorskyi.