Britanikja The Sun ka publikuar një shkrim lidhur me një trafikant britanik që në dy raste ka sajuar vdekjen e tyre për t’i shpëtuar hakmarrjes nga bandat shqiptare. Këtë e ka deklaruar edhe në gjyq, por nuk ka qenë aspak bindës për autoritetet e Drejtësisë, të cilat e kanë marrë atë si të pandehur. Kësisoj, trafikanti famëkeq është burgosur së fundmi në Belgjikë pasi fotot e rreme të publikuara, ku dukej si torturuar për vdekje nga bandat rivale, nuk arritën të bindnin autoritetet.