Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine, duke kërkuar në total 121 vite burg për grupin. Dënimi më i lartë, 15 vite burg, është kërkuar për Artion Çaushllarin, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite. Për Aldi Zonjën janë kërkuar 14 vite burg, ose 9 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar. Të njëjtin dënim SPAK ka kërkuar edhe për Geis Sejfullain, Ismail Abdurahmanin, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Seranon.