Banorët në Mullica Hill, në New Jersey, u bënë bashkë për të ndihmuar pasi një tornado i krijuar nga mbetja e uraganit Ida goditi zonën. “Falë zotit ne ishim me fat. E di se kjo nuk është dicka e zakontë që mund të thuhet kur sheh një shkatërrim të tillë, por askush nuk humbi jetën”, thonë zyrtarët lokalë. Të paktën 23 viktima u regjistruan në të gjithë shtetin, sipas guvernatorit Phil Murphy.