Një aksion i ndërmarrë nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në kryeqytet ka çuar në pranga dy persona. Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke. Dy personat në fjalë të moshës 42 dhe 54 vjeç janë arrestuar pasi kanë falsifikuar dokumentet noterale të një notereje publike nga Tirana, më pas I kanë paraqitur tek zyrat e Kadastrës për të përfituar si dhurim prone sipërfaqen e tokës. Ajo ishte lokalizuar në fshatin Kashar, ku dhe të dy personat banonin.