Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka ngritur çështjen e vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, gjatë takimit me Princin e Kurorës të Arabisë Saduite, Mohammed bin Salman. Biden tha se e kishte bërë të qartë se vrasja e vitit 2018 ishte “shumë e rëndësishme për mua dhe SHBA-në”. Ai po ashtu tha se të dy shtetet kanë arritur marrëveshje për disa çështje.