Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Durrës kanë nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet private në trotuaret e qytetit. Aksioni është fokusuar në zonat më problematike si bulevardi “Epidamn”, zona pranë “Velierës” dhe hyrja e qytetit. Ndërhyrja ka filluar mbrëmjen e së hënës dhe është intensifikuar këtë të martë ndërkohë që shumë biznese kanë nisur vetë largimin e tavolinave dhe objekteve që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe cenojnë sigurinë publike. Ky veprim pason paralajmërimet e forta nga Kryeministri Edi Rama. Rama i ka cilësuar më herët këto raste si “tokë e xanun”, duke vënë në lëvizje strukturat vendore për të ndalur një fenomen të përsëritur ndër vite.