Princi Uilliam ka sugjeruar se sipërmarrësit duhet të fokusohen në shpëtimin e tokës në vend që të merren me turizmin hapësinor. Duka i Kembrixhit, tha se mendjet e mëdha duhet të përpiqen të riparojnë këtë planet dhe jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër ku të shkojnë dhe të jetojnë. Ai po ashtu paralajmëroi për rritjen e një ankthi mbi klimën mes gjeneratave të reja. Princi Uilliam foli për BBC para ndarjes së cmimeve të para Earthshot, për ata që punojnë për të shpëtuar planetin. Emri i cmimit është një referencë ndaj ambicjes Moonshot të viteve 1960 në amerikë, kur presidenti i atëhershëm, John F Kennedy premtois e do të dërgonte njeriun në hënë brenda një dekade.