Një shofer i linjës së urbanëve në Tiranë është arrestuar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. 62 vjeçari, me inicialet N.K ka rënë në kurthin e patrullës së efektivëve rrugorë, pasi u konstatua më parë se lëvizjet e urbanit ishin jo normale në një rrugë me trafik të dendur. Pikërisht ky element ka shërbyer, që ndaj shoferit të bëhej një test alkooli, nga i cili u provua se drejtuesi i autobusit kishte konsumuar më shumë se norma e lejuar. Ndaj tij ështyë ngritur menjëherë akuza për ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’.