Familjara Kardashian-Jenner ka fituar në gjyqin për shpifje të ngritur ndaj tyre nga Blac Chyna. Michael Rhodes dhe Michelle Doolin, avokatët e gjyqit të familjes së famshme dolën në një deklaratë duke bërë publike lajmin. “Juria i dërgoi një mesazh të qartë, Drejtësia ka triumfuar. “ thanë avokatët. Gjykata e Los Anxhelosit zbuloi se asnjë nga anëtarët e familjes Kardashian-Jenner nuk ka shpifur kundrejt Chyna-n dhe as nuk ndërhyri në kontratën e saj duke bindur një televizion për të anuluar reality shoë-n e saj “Rob & Chyna”.