Ka shuar familjen dhe më pas ka vrarë edhe veten. Masakra ka ndodhur në provincën e Modenas, në Sassuolo, ku një 38 vjecar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri, vrau me thikë bashkëhsorten, Elisa Mulas, dy fëmijët 2 dhe 5 vjec dhe vjehrrën, para se të vetëvritej. E vetmja e shpëtuar është vajza që gruaja e kishte nga një lidhje e mëparshme, e cila ndodhej në shkollë, dhe stërgjyshi i fëmijëve, 90 vjecar, i cili ishte në shtrat në momentin e tragjedisë.