Top News – Tjetër tërmet në Kroaci, goditet po i njëjti qytet
04/01/2021 11:41

Petrinja e Kroacisë u godit mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2. Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Lëkundjet e tokës u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë. Petrinja ishte qyteti më pranë epiqendrës së tërmetit shkatërrimtar të 29 dhjetorit me fuqi 6.3 sipas shkallës Richter. Ai tërmet u ndje në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi e deri në Itali. Në Petrinja, situata ishte shumë serioze dhe pikërisht ky qytet u godit sërish nga tërmeti i mëngjesit të sotëm, i cili ishte më i lehtë, por ngjalli panik në një zonë të traumatizuar tashmë. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, është shprehur më parë se do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin e Petrinjës, ndërsa krahasoi fuqinë e tërmetit të 29 dhjetorit me 7 viktima e dhjetëra të plagosur, me atë të vitit të kaluar në Durrës. EMSC tha se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit dhe se tërmetet e kësaj fuqie mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme pranë epiqendrës. Marsin e vitit të kaluar, një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb, ku vdiq të paktën një person e u plagosën 27 të tjerë.

Top News-Politikat e imigracionit në Gjermani/ Shqiptarët nuk ndalen, mes 5 kombësive më me aplikime
26/12 10:11
Top News- Vritet koka e kartelit të drogës në Meksikë/ SHBA: Kishte shpërblim 4 mln dollarë për të
26/12 10:00
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
DIGITALB DIGITALB