Qytetarët e Tiranës që qarkullojnë orët e vona të mbrëmjes duhet të kenë vënë re makina me logon e bashkisë që duke ecur hedhin drejt pemëve e trotuareve një solucion. Siç njofton bashkia e Tiranës këto makina prej disa ditësh çdo mbrëmje kanë bërë dezinfektimin nga ajri të qytetit, për të garantuar higjenën dhe sigurinë për banorët e kryeqytetit në këto ditë të vështira, kur situata nga pandemia e virusit Covid 19 vazhdon të jetë alarmante, sidomos në Tiranë, kur përditë po dalin me dhjetra raste të reja.