Top News-Tiranë, 35 të arrestuarit e protestës/Lihen të lirë, gjykata merr vendimin për ta
13/03/2022 16:58

Prej ditësh qytetarët janë organizuar në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera të shportës. Por, pas këtyre protestave ka vepruar edhe policia, duke shoqëruar shumë prej atyre personave, që sipas saj, kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, kanë penguar kryerjen e detyrës nga punonjësit e policisë së shtetit, apo prishur rendin dhe qetësinë publike. Në harkun kohor të tre ditëve të protestës janë shoqëruar në polici mbi 35 persona, të cilët këtë të dielë u përballën me gjykatën e Tiranës, e cila mori në shqyrtim vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Kësisoj, rreth 35 persona, të cilët u shoqëruan në komisariat për rezistencë ndaj efektivë të policisë, janë lënë të lirë këtë të dielë. Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ për 35 të arrestuarit. E njëjta gjë ndodhi edhe me protestuesit e qyteteve të tjera, të cilët po ashtu u arrestuan nga policia dhe më pas u liruan, duke lënë për ta si masë sigurie vetëm paraqitjen në policinë gjyqësore për hetimet e mëtejshme. Kjo e dielë shënon ditën e pestë të protestave, ndonëse një ditë më parë, pati një ulje të çmimit të naftës, e ndikuarkjo nga qeveria, e cila vendosi një çmim tavan. Qytetarët do të vijojnë të grumbullohen e të marshojnë përpara kryeministrisë deri sa të arrijnë objektivin e tyre. Ata kanë pakënaqësi me cmimet, ndërsa kanë bërë thirrje pa ndalur për grumbullim edhe më masiv në të gjithë vendin.

Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34
Top News – Çfarë po i vret elektriçistët? Shifra alarmante, 10 të vdekur në punë brenda 8 muajve
10/11 14:26
Top Channel/ “Jemi këtu për tu mbështetur” ministri Demo sheh nga afër pallatin në Elbasan
10/11 14:22
Top Channel/ Avokati i Popullit: Presim 91% realizim të buxhetit për 2026. Luarasi: Se kuptoj pse…
10/11 14:14
Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30