SPAK ka paraqitur kërkesat për buxhetin e vitit 2027, ku parashikohet shtimi i personelit, blerja e automjeteve dhe pajisjeve teknologjike, si dhe krijimi i një pozicioni për psikolog institucional. Një nga kërkesat e reja është punësimi i një psikologu për të asistuar hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët përballen me presione psikologjike, kërcënime dhe ngarkesë të lartë pune. Sipas drejtorit buxhetit dhe menaxhimit financiar në prokurorinë e posaçme, Armand Shini psikologu do të ndihmojë gjithashtu gjatë intervistimit të dëshmitarëve të rrezikuar dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Ndërkohë, prokurori Alfred Shehu evidentoi se në projektbuxhet janë përfshirë edhe blerja e automjeteve, pajisjeve elektronike dhe investimet në infrastrukturën teknologjike.