Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri të Vlorës. Një person ka hyrë në ambientet e një lokali, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve të mëparshme. Disa persona dyshonin se ky shtetas ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit.