Top News -Tiranasit dhe durrsakët jetojnë më gjatë/ INSTAT-ja qytetet me diferenca të mëdha
10/02/2021 12:59

Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të vendit shfaqin diferenca të mëdha. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, qarku me jetëgjatësinë më të lartë në lindje për burra ishte ai i Tiranës, me 80,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Gjirokastrës, me 73,5 vjet. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë për gratë ishte ai i Tiranës, ndërsa qarku me treguesin më të ulët të jetëgjatësisë ishte ai i Beratit. Siç shihet ne grafik pas Tiranës, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë jetëgjatësinë më të madhe, si për gratë dhe burrat. Ndërsa Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati kanë jetëgjatësinë më të ulët për të dyja gjinitë në raport me mesataren kombëtare. Sipas të dhënave nga Banka Botërore nga viti 1961 në vitin 2015, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nga 62 arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite. Sakaq disa evidenca nga baza e të dhënave të Organizatës Botërore të SHëshndetësisë tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor. INSTAT parashikon se deri në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 84 vjec.

Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20