Pas një sërë aktivitetesh ndërkombëtare të mbajtura në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana është kthyer në një atraksion edhe për artin e produksione të ndryshme. Së fundmi, kryeqyteti shqiptar do të presë “Las Vegas Magic Festival”, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të dhënë shfqjet e tyre. Një ditë para fillimit të shfaqjeve ata u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj.