Dita e dytë e protestës studentore përshkallëzoi edhe më tej. Studentët u nisën në grupe nga Universiteti i Mjekësisë, Politekniku dhe Shkencat Sociale për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Ndonëse ishte një protestë e paralajmëruar, policia sërish u gjet e papërgatitur. Protestuesit dogjën edhe më tej Ministrinë e Arsimit, teksa viktimë e flakëve ranë edhe godina e një institucioni financiar dhe stolat vienezë të vendosur në Sheshin Skënderbej.