Ka përfunduar “thriller”-i 6-vjeçar për një familje nga Tirana, e cila mbahej e ngujuar nga kryefamiljari Xherxh (Gjergj) Laçi, 52-vjeç. Ky I fundit u arrestua nga Policia e kryqytetit këtë të diel, pasi mbante të mbyllur në shtëpi dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.