Themeluesi japonez i shtëpisë së famshme të modës Kenzo, është ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare nga komplikacione të lidhura me koronavirusin. Nderime kanë ardhur nga e gjithë bota për Kenzo Takadën, që u nda nga jeta në spitalin amerikan në paris. I njohur për grafikat e tij të shkëlqyera, printimet e frymëzyara nga xhungla dhe përdorimi i ekzagjeruar i ngjyrave, ai ishte stilisti i parë japonez që mori famë në skenën e modës në paris.