Top News – The Guardian për vaksinën/ Asnjë provë që shkakton mpiksje gjaku!
15/03/2021 16:50

Historitë për njerëz që pësojnë mpiksje gjaku fill pas marrjes së vaksinës së Oxford / AstraZeneca janë kthyer në burim ankthi për udhëheqesit europianë. Pas raporteve për një vdekje e tre shtrime në spital në Norvegji, ku u gjetën mpiksje serioze të gjakut tek të rriturit që kishin marrë vaksinën, edhe irlandë vendosi ta ndalonte atë përkohësisht. Dhe këto shtete nuk janë të vetmit. Shqetësimet rreth një vaksine të re janë të vetëkuptueshme, shkruan the Guardian, dhe ndaj reaksioni të dyshuar duhet të ketë hetim. Por në rrethanat aktuale, duhet të mendojmë shpejt dhe ngadalë në të njëjtën kohë, dhe t`i rezistojmë heqjes së paraleleve aty mes shkaqeve dhe pasojave aty ku ato nuk mund të ekzistojnë. Sic theksoi zv /kreu i shëndetësisë në Irlandë, Ronan Glynn, nuk ka asnjë provë që kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut. Ekziston një tendencë e zakonshme për tia atribuar një efekt shkakësor ngjarjeve të ndryshme edhe kur ai nuk është i pranishëm: në l;ajmë makinë dhe fiks ditën tjetër, një zog e ndot atë. Është tipike. Ose më serioze, dikush diagnostikohet me autizëm pasi ka marrë vaksinën MMR, dhe njerëzit bëjnë lidhjen edhe pse në fakt, një lidhje e tillë nuk ekziston, thotë the Guardian. Tani, njerëzit po pësojnë tromboza pasi u administrohet vaksina duke ngjallur shqetësimin se mos ishte ajo që e shkaktoi. Quajeni fat, shans, si të doni, vazhdon e përditëshmja prestigjoze, por e kemi të vështirë ta përfshijmë këtë në të menduarit tonë. Pra, kur Agjencia Europiane e Barnave thotë se ka pasur 30 “raste tromboembolike” pas rreth 5 milion vaksinimeve, pyetja thelbësore që shtrohet është : sa do të priteshin gjithsesi mpiksje të tilla në rrjedhën normale të gjërave?

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25