Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, ka dhënë një pergjigje për vonesën e përgjigjes së testit të koronavirusit. Në konferencën për mediat ajo u shpreh se po punohet për shtimin e laboratorëve të testimeve për të infektuarit me koronavirus. Sipas saj, synimi është që përgjigja e tamponit të koronavirusit është që të jepet një përgjigje brenda 72 orëve.