Top News – ‘Terrorizoi’ botën për një javë/ Kina fajëson SHBA-‘ushqeu’ panikun për raketën
10/05/2021 13:40

Për një javë të tërë, raketa kineze Long March 5B tërhoqi vëmendjen e botës ndërsa agjencitë hapësinore dhe ekspertët gjurmuan nga afër trajektoren e saj, duke spekuluar se ku mbetjet do të binin në kthimin e pakontrolluar të saj në tokë. Në Kinë, sidoqoftë, administrata hapësinore e vendit qëndroi e heshtur për ditë të tëra në mesin e kritikave se lejimi i një rakete kaq të madhe të kthehej në rënie të lirë në tokë, ishte papërgjegjshmëri dhe një rrezik i mundshëm sigurie për shumë vende. Më në fund, të dielën, pekini theu heshtjen dhe konfirmoi se mbetjet e raketës kishin rënë në oqeanin indian, afër maldiveve, pasi pjesa më e madhe ishin djegur në atmosferë. Për shumëkënd, që kishte ndjekur kthimin e raketës, lajmi ishte një clirim i madh. Në kinë, e gjithë kjo nuk shihej vetëm si një dëshmi e sofistikimit të dizajnit të raketës, por u përdor nga media shtetërore edhe për të argumentuar se vëmendja globale ishte thjeshtë një përpjekje e perëndimit për të diskredituar programin hapëisnor të kinës dhe për të cënuar progresin e saj. “Hipoerbolizmat dhe dashakeqësia e tyre shkuan kot”, shkruante Global Times, një gazetë e kontrolluar nga shteti, duke akuzuar shkencëtarët amerikanë dhe NASA-n se kishte vepruar në kundërshtim me ndërgjegjen e tyre dhe se ishin anti-intelektualë. “Këta njerëz janë xhelozë për progresin e shpejtë të kinës në teknologjinë hapëisnore”, shkruante gazeta, “Disa prej tyre edhe kanë provuar të ndërhyjnë dhe pengojnë lancimet e ardhshme të kinës për ndërtimin e stacionit të saj hapëisnor”. Ndërsa pekini ka akuzuar vendet perëndimore dhe median se ka përdorur standarte të dyfishta për kinën, zyrtarët kinezë po ashtu kanë reaguar rregullisht ndaj cdo kritike duke e cilësuar përpjekje për të dëmtuar kinën.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB