Për më shumë se dy orë, kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit, me të cilët ndau planet e së ardhmes, por edhe të tanishmet. Një prej interesimeve të mëdha të banorëve kishte të bënte me Portin e Durrësit, për të cilin ka tashmë një masterplan dhe që sipas Ramës, pritet edhe financim për hekurudhën që lidh Durrësin me Hanin e Hotit dhe Prishtinën.