Top News – Tërmete që zgjasin për dekada… / ‘Terrorizon’ fusha e gazit në fshatin holandez
12/12/2021 16:48

Mësuesi Daan Scholland ishte në gjumë, me partneren e tij, kur një tërmet goditi fshatin holandez Garrelsver në mes të natës. “Ishte si një dallgë, mund ta ndjenim që po vinte drejt nesh”, tha babai i tre fëmijëve. Kur u zgjova, e gjithë dhoma po dridhej dhe fëmijët po qanin të terrorizuar. Tërmeti me manjitudë 3.2 ballë goditi në nëntor dhe ishte më i madhi në më shumë se dy vite në këtë zonë rurale që kufizohet me fushën më të madhe të gazit natyror në evropë. Dhe kjo ishte edhe kujtesa më e fundit se edhe pse holandezët i kishin mbyllur hesapet me të, fusha e gazit Groninghen, nuk kishte mbaruar punë me banorët. Zona është shënjuar që nga 1986 nga tërmete gjithnjë e më të forta të shkaktuar nga xhepat e ajrit që pësojnë kolaps pasi gazi është nxjerrë që andej. Dy vite më parë, Schooland, u gëzua bashkë me banorët e tjerë pasi qeveria njoftoi se do të mbyllte rubinetat në fushë deri në 2030-ën. Ai u ndje akoma më mirë pasi afati u reduktua deri në fund të 2022. Qeveria holandeze ka ngritur dy komisione, njëri që do të merret me kompensimin dhe tjetri që do të ndihmojë banorët të forcojnë shtëpitë e tyre kundër tërmeteve të ardhshme. Por, ky clirim ishte jetëshkurtër. Menjëherë pas tërmetit të muajit të kaluar, zyrtarët qeveritarë lëshuan një paralajmërim drithërues se dridhjet e tokës do të vazhdonin gjatë. Edhe nëse nxjerrja e gazit ndalet tani, tërmetet do të vazhdojnë të ndodhin – tha inspektori i përgjithshëm holandez i minierave. Sipas vlerësimeve tona – shtoi ai – ne përllogarisim se kjo situatë do të vazhdojë për disa dekada deri sa toka e butë nën groningen të qetësohet.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB