Mbi 150 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e e një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin Jajarkot të Nepalit perëndimor të premten. Disa ndërtesa në rajon u shembën dhe lëkundjet u ndjenë deri në Nju Delhi, të Indisë. Sipas autoriteteve vendase tërmeti ka ndodhur dje në orën 23:47 (me orën lokale) me magnitudë 6.4, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Nepalit.