Një tërmet me madhësi 3.9 ndodhi në Stamboll, epiqendra e të cilit ishte Kartal. Deri tani nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale. Tërmeti, i cili shkaktoi panik dhe frikë për qytetarët, ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash. Frika më e madhe për banorët ishte se mos tërmeti pasohej nga një i dytë, pas fjalëve për një tërmet të madh. Në pamjet e siguruara qytetarët shihen në panik jashtë banesave të tyre.