Top Channel/ Vendimi i papritur i SHBA, heq Dodik nga “lista e zezë”
29/10/2025 19:58

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën. Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Përveç tyre, 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve. Javë më parë, OFAC hoqi nga lista e sanksioneve katër individë nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska, të cilët ishin përfshirë në organizimin e festimeve të ditës antikushtetuese të 9 janarit. Bëhet fjalë për sanksione për Danijela Dragiçeviç, Jelena Pajiç Bastinac, Dijana Millankoviç dhe Goran Rakoviç. Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet e Republikës Sërpska nënshkruan një kontratë me firmën ligjore amerikane “Zell & Associates International Advocates” për të lobuar që SHBA-ja t’i heqë sanksionet kundër Millorad Dodikut dhe Zheljka Cvijanoviçit, të promovojnë dialogun midis administratës së Republikës Sërpska dhe Donald Trumpit, si dhe të rishikojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe rolin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje. Sipas dokumentit të regjistrimit në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (RFE), firma ligjore do t’i arrijë këto qëllime në SHBA nëpërmjet komunikimit me përfaqësuesit e autoriteteve lokale ekzekutive dhe legjislative, si dhe sektorin joqeveritar. Deri më tani, kontratat e Republikës Sërpska me firma lobimi dhe avokatie në SHBA kanë të bëjnë kryesisht me promovimin e investimeve dhe këshillat ligjore, dhe këto shërbime kanë kushtuar dhjetëra mijëra dollarë në muaj./REL

Top Channel/ 700 mijë njerëz ndjekin meshën madhështore të Papa Leonit, mesazhi për rininë
26/09 23:15
Top News – Trump ‘i shtrin dorën’ Putin/ Senatorët amerikanë kundërshtojnë – Legjitimon luftën!
26/09 23:00
Top News- Reliket e princit në frontin e Ukrainës, Kisha ruse: Mbështetje shpirtërore për trupat
26/09 22:30
Top News – Trump ‘dëbon’ LGBTQ/ Jo mbrojtje për personat me orientim ndryshe seksual
26/09 22:00
Top News – Irani ‘gropos’ armatën. Teherani – Armiqtë nuk i njohin kapacitet tona ushtarake
26/09 21:30
Top News- Trump paralajmëroi Kinën për Iranin/ Prapaskenat e takimit me Xi Jinping, zbardhen detajet
26/09 21:00
Top News – Mbesa sekrete e Putinit/ Elsa, e lindur me mbiemrin Zelensky, por e “pagëzuar” Tikhonova
26/09 20:52
Top News – Trump mes dy zjarreve. Lufta me Iranin mund t’i kushtojë shumë para zgjedhjeve
26/09 20:30
Top News – ‘Kriminelët s’kanë vend në foltore’. Erdogan i ashpër me Netanyahun – Të japë llogari!
26/09 20:00
Top Channel/ Kush është gjenerali Wendt? Mbi 3 dekada karrierë në ushtri, shërbim në NATO Afganistan
26/09 19:33
Top News – Protestë kundër emigrantëve. Spanjollët mbushin sheshet- Ashpërsoni masat
26/09 19:30
Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09 19:23
Top Channel/ Trump: Refuzova planin e Iranit! Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
26/09 19:19
Top News- Vuçiç merr garancinë e Putinit para dorëheqjes, zbulohen kërkesat e Beogradit për Moskën
26/09 19:00
Top Channel/ Polonia “merr me të mirë” Trump: 15.000 USD për cdo ushtar amerikan të stacionuar atje!
26/09 17:59
Top News – Beteja për të mbetur fëmijë/ 5-vjeçarja hyri në pubertet kur ishte vetëm 10 muajshe
26/09 15:42
Top Channel/ Shërbimi i detyruar ushtarak, “plasin” protestat në Gjermani: Studentët kundër!
26/09 14:40
Top News- TikTok paguan 100 milionë dollarë dhe kufizon përdorimin për fëmijët në Alabama
26/09 13:20
Top News – Shembja e godinës në Athinë/ Tre shqiptarë mes viktimave, trupat ende nën rrënoja
26/09 12:46
Top News- Irani i ofron marrëveshje SHBA-së, gati për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
26/09 12:46