Top Channel/ Rusia merr vendimin drastik, ul shpërblimet për ushtarët që shkojnë në Ukrainë
29/10/2025 18:41

Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me vetëdëshirë nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë. Kjo që tregon si telashet buxhetore të shkaktuara nga ekonomia e dobësuar e Rusisë, ashtu edhe ndryshimet në prioritetet e forcave të armatosura. Në javët e fundit, të paktën tetë rajone, kryesisht në rajonin qendror të Vollgës, por edhe në rajonin e gjerë subarktik të Jamal-Nenets, i kanë ulur pagesat që u jepen burrave që nënshkruajnë kontrata për t’iu bashkuar ushtrisë. Kjo përfshin edhe rajonin e Samarës, ku vullnetarët e rinj – të njohur gjerësisht si “kontraktniki” – tani marrin vetëm 400.000 rubla, apo rreth 5.000 dollarë, në momentin e nënshkrimit, më pak se një maksimum prej 3.6 milionë rublash në janar. Vlerësimet tregojnë se mbi 1 milion janë vrarë dhe plagosur, por Rusia e ka vazhduar luftën e saj tashmë gati katërvjeçare në Ukrainë falë një sistemi të përbërë mobilizimi dhe rekrutimi. Sistemi i rekrutimit është mbështetur në një kombinim pagesash federale nga Ministria e Mbrojtjes, dhe pagesash lokale nga qeveritë rajonale që janë urdhëruar t’i plotësojnë kuota të caktuara. Në disa raste, edhe qytete apo komuna të veçanta kanë kontribuar në shpërblimet e nënshkrimit. Vullnetarët janë joshur me paga jashtëzakonisht të larta dhe shpërblime të menjëhershme, si edhe përfitime bujare për familjet e të vrarëve. Në disa rajone, shuma që merr një rekrut i ri tejkalon pagën vjetore mesatare. Këto para ua kanë mundësuar komandantëve dhe udhëheqësve politikë ta shmangin një mobilizim tjetër të papëlqyeshëm, si ai i shtatorit 2022. Po ashtu, kanë gjallëruar ekonomitë lokale në rajonet e varfra, që ndodhen larg qyteteve të pasura si Moska dhe Shën Petersburgu.

Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59