Rusia tha të martën se po tërhiqte disa prej forcave të saj afër kufirit Ukrainës, në bazat e tyre, në atë që do të ishte hapi i parë i madh drejt shtensionimit pas javësh krize me perëndimin. Lëvizja vjen në mesin e një përpjekjeje intensive diplomatike për të evituar një pushtim të mundshëm rus të fqinjit të tij pro perëndimor pasi moska mblodhi më shumë se 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës. Kriza, më e rënda mes Rusisë dhe Perëndimit që nga fundi i luftës së dytë botërore, arriti kulmin këtë javë, me zurtarët amerikanë që paralajmëruan se një pushtim në shkallë të plotë, që përfshin edhe një sulm mbi kryeqytetin Kiev, është i mundur brenda ditësh. Mëngjesin e të martës, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes në rusi tha se disa forca të dislokuara afër Ukrainës kishin përfunduar stërvitjet dhe po përgatiteshin të largoheshin.