Top News – Tërheqja e trupave nga Afganistani/ SHBA po sheh mundësinë për shtyrjen e afatit
22/03/2021 10:39

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi të dielën vizitën e tij të parë në Afganistan që kur mori postin e kreut të Pentagonit, ndërsa Uashingtoni po merr në shqyrtim vendimin nëse duhet të respektojë afatin e 1 majit për tërheqjen e të gjithë trupave amerikane nga vendi sipas një marrëveshjeje që u nënshkrua vitin e kaluar me Talibanët. Sekretari Austin mbajti një takim me Presidentin Ashraf Ghani pasi mbërriti në kryeqytetin Kabul, nga një udhëtim në Indi. Një njoftim i Pentagonit citon zotin Austin të ketë thënë se ai vizitoi Afganistanin për të "dëgjuar dhe mësuar" dhe se donte të kuptonte cilat ishin shqetësimet e presidentit afgan. Një deklaratë të presidencës afgane thuhet se zoti Ghani dhe sekretari Austin "shprehën shqetësim mbi nivelin e lartë të dhunës" dhe theksuan nevojën për të gjetur një paqe "të drejtë dhe të qëndrueshme" në Afganistan. Sekretari Austin gjithashtu u takua me udhëheqësit amerikanë dhe të koalicionit në Kabul për të kuptuar më mirë situatën dhe për të parë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme në vendin e Azisë Jugore të trazuar prej kohësh. Duke folur para gazetarëve që udhëtonin me të, sekretari Austin nuk pranoi të komentonte nëse talebanët i kanë përmbushur kushtet e nevojshme sipas marrëveshjes që u nënshkrua në Doha, kryeqytetin e Katarit, në shkurt të vitit të kaluar. Në një intervistë javën e kaluar me kanalin ABC, Presidenti Joe Biden e përshkroi si "të vështirë" për të realizuar afatin e majit për përfundimin e luftës afgane, e cila ka qenë më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Presidenti Biden nuk përjashtoi një zgjatje të misionit ushtarak amerikan, por tha se ai mision nuk do të zgjaste shumë ". Ekipi i sigurisë kombëtare i presidentit Biden po shqyrton paktin e shkurtit të vitit 2020 me talebanët që administrata e atëhershme e Presidentit Donald Trump nënshkroi në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB