Një 50 vjecar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi po tentonte të shiste 4 mina me telekomandë, kundrejt çmimit 10 mijë euro. Bëhet fjalë për shtetasin Arben Elezi, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Burimet policore bënë me dije se 50 vjecari u ndalua në Shkafanë, Ishëm, Durrës, në kuadër të opracionit policorë ‘Furnitori’.