Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar të martën se Turqia nuk do të lejojë që ajo që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë në vitet ’90 të përsëritet. Sipas Erdoganit, Ankaraja nuk do të hezitojnë të mbajnë qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme dhe se do t’u qendrojë pranë qytetarëve boshnjakë, të cilët i cilësoi si vëllezës të Turqisë. Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe siç tha ai, problemet në Ballkan po shkaktojnë shqetësim edhe në Turqi.