Temperaturat tejet te larta që kanë përfshirë rajonin e Mesdheut po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre të fuqishme. Gjatë ditëve të fundit si pasojë e kushteve ekstreme të motit, me dhjetëra njerëz kanë vdekur në Algjeri, Greqi, Itali dhe Turqibën të ditur Zëri i Amerikës. Në mbrëmje, kodrat në pjesën juglindore të Siçilisë ndriçojnë nga flakët, një spektakël i frikshëm për banorët e këtyre fshatrave të lashtë malorë. Vala e të nxehtit e quajtur "djalli" për shkak të temperaturave rekord të larta ka shkaktuar vatra të fuqishme zjarri në të gjithë Mesdheun. Një stacion i shërbimit moteorologjik në Siçilinë juglindore regjistroi të mërkurën atë që konsiderohet si temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë, 48.8 gradë Celsius.