Hetimet për atentatin me dy viktima në zonën e Astirit në Tiranë janë intensifikuar dhe Policia ka shoqëruar disa persona, nga dëshmitë e të cilëve mund të sigurohen të dhëna për autorët e mundshëm të krimit. Kamerat e sigurisë janë marrë, por burimet thonë se ato nuk japin pamje të qarta të autorëve.