Top News – Telashe për AstraZeneca-n/ Pas Danimarkës e Norvegjisë, e pezullon edhe Irlanda
14/03/2021 16:33

Përdorimi i vaksinës së oxfordit dhe astrazeneca-s është pezulluar në republikën e Irlandës. Komiteti kombëtar i imunizimit ka rekomanduar lëvizjen pas raporteve për raste të mpiksjeve të gjakut tek të rritur në Norvegji. Në një postim në tëitter, ministri irlandez për shëndetin, Stephen Donnelly, tha se ky ishte një hap parandalues. Organizata botërore e shëndetësisë tha se nuk ka një lidhje mes vaksinës dhe rrezikut të shtuar të zhvillimit të mpiksjeve të gjakut. Javën e kaluar sidoqoftë, danimarka dhe norvegjia pezulluan përdorimin e vaksinës. Të premten, OBSH tha se vendet nuk duhet të ndalin përdorimin e vaksinës për shkak të frikës se ajo shkakton mpiksje gjaku dhe nuk ka të dhëna se ka një lidhje mes tyre. Më shumë se 110 mijë doza të vaksinës së astrazeneca-s janë administruar në Irlandë, ose 20 për qind e të gjitha dozave të dhëna deri më sot. Vetë Astrazeneca tha se një analizë e të dhënave të sigurisë që mbulon më shumë se 17 milionë doza të administruara nuk ka treguar prova për një rrezik të shtuar dhe se asnjë trend apo problem nuk është konstatuar gjatë testimeve klinike. Një javë më parë, agjencia rregullatore e ilaceve dhe produkteve mjekësore në britaninë e madhe, tha se njerëzit duhet të vazhdonin të vaksinoheshin. Mpiksjet e gjakut mund të ndodhin në mënyrë natyrale dhe nuk janë të pazakonta. Më shumë se 11 milionë doza të vaksinës së astrazeneca-s janë administruar tani në të gjithë britaninë – thanë drejtuesit e saj.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25