Top News – Të vaksinuarit heqin maskat/ SHBA lehtëson masat për ata që i kanë marrë 2 dozat
14/05/2021 11:35

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar masat për vendosje të maskës për personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, duke ua mundësuar heqjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe mosmbajtjen e distancës fizike në shumicën e vendeve. Udhëzimet e përditësuara nga ky institucion më 13 maj, janë bërë në kohën kur gati gjysma e popullsisë amerikane ka pranur të paktën një dozë të vaksinës. “Secili që është i vaksinuar plotësisht, mund të marrë pjesë në aktivitetet e brendshme dhe të jashtme, të vogla dhe të mëdha, pa maskë dhe pa distancë fizike”, ka thënë udhëheqësja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Ëalensky. “Të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment – kur mund të kthehemi pak në normalitet”. Në udhëzimet e reja ende bëhet thirrje për vendosje të maskave në autobusë, aeroplanë, trena, aeroporte, spitale, burgje dhe strehimore. Njoftimi i ri është bazuar në uljen e numrit të të infektuarve dhe rritjen e shkallës së vaksinimit të të rinjve. Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur këtë lajm, duke shpallur fitore të madhe në betejën kundër virusit, i cili ka infektuar më shumë se 32 milionë persona në Shtetet e Bashkuara dhe ka lënë të vdekur më shumë se 580,000. "Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën. Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë. Bëni vaksinën - ose mbani maskë derisa ta keni bërë." Numri i të infekuarve me koronavirus në SHBA, aktualisht është në shkallën më të ulët prej muajit shtator. Mestaraja shtatëditore është rreth 38,000, që i bie 11 persona janë të infektuar për 100.000 banorë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi, për të cilin është kuptuar fillimisht në fund të vitit 2019, ka lënë të vdekur të paktën 3.3 milionë persona në gjithë botën.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36