Kryebashkiakia e një qyteze në Ukrainë, u rrëmbye, ekzekutua dhe u hodh në një gropë në pyll, bashkë me të shoqin dhe të birin. Fqinjët e tyre thanë se trupat ruse që kishin pushtuar Motyzhynin, 40 km në perëndim të Kievit, u përpoqën të fitonin mbështetjen e banorëve lokalë dhe më pas i masakruan kur ata refuzuan të bashkëpunonin.