Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forcat për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë. Ministrat e Mbrojtjes të këtyre shteteve më 12 qershor arritën marrëveshje për këtë çështje, raportoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR. Këto katër shtetet bëjnë pjesë në Grupin e Vishegradit, që është një grup joformal politik dhe kulturor brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.