Të mavijosur dhe me shenja dhune, 4 të dyshuarit si autorë të sulmit të 22 marsit në sallën e koncerteve Crocus City në Moskë, kanë dalë para gjykatës këtë të hënë ku u vendos se do të qëndrojnë në paraburgim deri më 22 maj. Ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, akuzë që sipas Kodit Penal rus dënohet me burgim të përjetshëm.