Shtetasit e huaj të dyshuar për vepra penale në Shqipëri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, në një kohë kur vendi po përjeton një rritje të numrit të turistëve, punonjësve dhe të huajve që zgjedhin të qëndrojnë këtu. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024 u evidentuan 1,020 shtetas të huaj të dyshuar për vepra penale, shifra më e lartë e regjistruar deri tani. Krahasuar me një vit më parë, numri është rritur me rreth 38%.