Pushuesit e huaj në Shqipëri arritën nivelin rekord të shpenzimeve gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Shifrat zyrtare flasin për 874 milionë euro që kanë qarkulluar në ekonominë shqiptare përmes turizmit gjatë muajve janar- mars të këtij viti. Ky nivel shpenzimesh tregon një rritje me 11 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.