Hulumtimet e reja ndërkombëtare kanë gjetur vullkane të panjohura rreth ishullit të Santorini në Egje. Një studim sizmik i shtratit të detit, duke përdorur valët e zërit, zbuloi një qendër vullkanike të panjohur më parë, të varrosur nën depozitat e shpërthimeve vullkanike në perëndim të Santorinit. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu për herë të parë se si Santorini dhe vullkanet e tjerë në atë zonë, të njohur si vullkanet Kolumbo dhe Christiana, u krijuan dhe u zhvilluan me kalimin e kohës.