Top Channel/ Grabitja e bujshme e Luvrit, arrestohen dy persona, njëri u kap në aeroport
26/10/2025 22:43

Autoritetet franceze kanë ndaluar dy nga personat e dyshuar për grabitjen e bizhuterive të çmuara nga Muzeu i Luvrit, në një vjedhje që tronditi botën, thanë zyrtarët të dielën. Një numër i madh hetuesish ishin mobilizuar për të ndjekur gjurmët e hajdutëve që grabitën në muzeun e famshëm botëror në mes të ditës më 19 tetor, duke u larguar brenda vetëm disa minutash me bizhuteri të vlerësuara rreth 102 milionë dollarë. “Njëri nga burrat e arrestuar ishte gati të largohej nga vendi nga aeroporti i Parisit”, tha prokurorja e kryeqytetit francez. Një burim i afërt me rastin i tha AFP-së se burri ishte gati të hipte në një avion për në Algjeri. Burri i dytë u ndalua pak më vonë, po në Paris. Dy burrat u morën në paraburgim nën dyshimin për vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal. Ata mund të mbahen deri në 96 orë. Në grabitjen e ndodhur të dielën e kaluar, hajdutët u ngjitën në një shkallë të një kamioni transporti të vjedhur dhe, duke përdorur pajisje prerëse, hynë në një galeri në katin e parë që strehon gurë të çmuar.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05