Top News – Të dhënat personale/ Publikimi i tyre dhe pasojat në jetën e qytetarëve
20/04/2021 11:41

Prej më shumë se një jave kryefjala e ditës dhe debateve publike në vend janë pubilikimi i të dhënave personale, pjesë e një databaze të krijuar nga strukturat e Partisë Socialiste. Shumë prej qytetarëve përveçse ndihen të pambrojtur tashmë që të dhënat e tyre gjenden në një database që kushdo mund të hyjë dhe të kërkojë të dhëna që deri më dje ishin konfidenciale. Por a mbrohen të dhëna dhënat personale dhe çfarë mase merret në rastet e një rrjedhje kaq të madhe informacioni sensitive dhe konfidencial për 910 mijë qytetarë? Në vendin tonë prej vitesh ekziston institucioni i komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale që prej vitit 2014 drejtohet nga z. Besnik Dervishi. Sipas kompetencave që përcakton ligji komsioneri shqyrton kërkesat e qytetarëve të cilat pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, shqyrton ankesat e tyre në lidhje me programet e transparencës, kryen hetime administrative, ka akses në informacion të klasifikuara sekret shtetëror, vendos sanksione administrative sipas përcaktimeve ligjore monitoron zbatimin e ligjit për të drejhtën e informimit etj. Por a ka pasur reagim pas rastit në fjalë nga ana e Komisionerit Shtetëror dhe a ka pasur ankesa konkrete të depozituara nga qytetarët që iu publikuan të dhënat. Zyrtarisht është thënë që nuk ka pasur asnjë ankesë të paktën deri dje. A do të ndërmarrë një hetim komsioneri Shteteror për këtë çështje dhe si do të vihet në lëvizje? Kjo mbetet për t’u parë. Alarmin për mosrespektimin e të dhënave personale komisioneri shtetëror e ka dhënë edhe në raportin vjetor ku është vënë theksi se 82 institucione nuk respektojnë të dhënat personale dhe është kërkuar marrja e masave urgjente nga ana e tyre

Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46
Top News- Karteli Çela-Çopja, grupi më i frikshëm shqiptar i trafikut të kokainës në Evropë
18/08 13:10
Top News- Shkolla nis më 8 shtator, dalin dhe datat e provimeve për vitin e ardhshëm
18/08 12:58
Top Channel/ Vodhën tabakinon gjatë natës në Lezhë, vihen në pranga dy shtetas të Kosovës
18/08 12:54
Top News- Një parashutiste bie në zonën e plazhit në Vlorë, pëson dëmtime të lehta
18/08 12:52
Top News- Delfinët i afrohen bregdetit të Darzezës, duartrokiten nga pushuesit
18/08 12:47
Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08 12:31
Top News – Shpërthimi në fabrikën e barutit / Rëndohet bilanci në Rusi, 20 viktima e 134 të lënduar
18/08 12:24
Top Channel/ Kulmi i sezonit, Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
18/08 12:21