11 leje drejtimi u pezulluan nga policia e Elbasanit, gjatë kontrolleve që rrugorët ushtruan në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. 7 prej drejtuesve të mjeteve u konstatuan të alkolizur në timon, ndërsa 4 të tjerë u kapën me shpejtësi tej norname të lejuara, shkelje këto që nuk u toleruan nga shërbimet e policisë së Elbasanit. 7 të tjerë u ndaluan nga policia, 3 prej të cilëve u arrestuan dhe 4 të tjerëu proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".