Top News – Tanket ruse bllokohen në baltë / Edhe moti po e ndihmon Ukrainën…
04/03/2022 12:50

Autokolona rreth 65 km e gjatë që është parë prej ditësh të gjarpërojë drejt kryeqytetit Ukrainës Kiev, është ndalur në fakt pa ndonjë avancim të dukshëm. Zyrtarët britanikë thonë se kolona e trupave dhe municioneve ka bërë shumë pak progres prej më shumë se tre ditësh dhe tani ajo duket e bllokuar 30 km larg Kievit. Ministria e mbrojtjes së ukrainës tha se autokolona ishte ndalur nga rezistenca e vendosur e trupave të vendit, problemet mekanike dhe bllokimi. Ekspertët ndërkohë thonë se moti i lagësht dhe i ngrohtë duhet fajësuar po ashtu për ngecjen e tankeve. Një mot si jo zakonisht i ngrohtë ka bërë që fushat që duhet të ishin të ngrira në këtë kohë të vitit, të mbushen me baltë dhe një mjet që peshon 20 ton, mund të zhytet deri në 40 centimetra në baltë duke bllokuar edhe shumë të tjerë pas tij. Madje disa ekspertë kanë thënë edhe se kur trupat janë përpjekur ti nxjerrin nga balta mjetet e rënda, të blinduara, zinxhirët apo gomat e tyre kanë shpërthyer për shkak të mirëmbajtjes së munguar. Zyrtarët amerikanë të sigurisë thonë se kjo do ti lërë autokolonat ruse të ekspozuara ndaj trupave ukrainase. Tanket dhe kamionët e rëndë të ushtrisë po sulmohen ndërkohë edhe nga luftëtarët e rezistencës që përdorin armë britanike anti tank, NLAË dhe raketa amerikane Javelin. Por në anën tjetër, sa më gjatë që autokolona qëndron e bllokuar, aq më e madhe është frika se vladimir Putin do ti drejtohet takikave akoma më mizore në këtë luftë të tijën.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36