Portugalia do të dërgojë pesë automjete të blinduara shpëtimi dhe ambulanca në Ukrainë. Ljamin e dha ministrja e mbrojtjes portugeze, Helena Carreiras, në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Sigurimi i automjeteve të blinduara përmbush një premtim të kryeministrit portugez Antonio Costa të bërë në shkurt se qeveria portugeze do të angazhohej të furnizonte forcat e armatosura të Ukrainës me disa tanke luftarake dhe automjete të tjera ushtarake.